5 ushqimet që ngrisin disponimin tuaj

spot_img

5 ushqimet që ngrisin disponimin tuajHulumtimi tregon se ushqimi që ngrit disponimin në të vërtet funksionon në trurin tuaj për t’iu bërë më të lumtur dhe më të relaksuar.

Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në disponimin, energjinë dhe emocionet tona, thotë një nutricionist nga Nju-Jorku. “Një dietë e varfër, veçanarisht ushqimi i shpejtë, është zakonisht shkaktar i depresionit”, shton ai.

Neurotrasmetuesit e trurit rregullojnë disponimin tonë dhe sjelljen, ato janë të kontrolluara nga ushqimi ynë shpjegon nutricionisiti. “Neourotransmetuesit më të afërt me disponimin janë dopanima, serotonina dhe norepinefrina. Kur truri prodhon serotonin, ne zakonisht ndihemi më të lumtur dhe më të relaksuar. Kur dy neurotransmetuesit prodhohen, ne mendojmë dhe veprojmë më shpejtë dhe më qartë” thotë ai. sheknows. com liston disa nga ushqimet që ngrisin disponimin tone.

Aminoacidi triptofan

Gjendet në qumësht: ky aminoacid prodhon serotonin për të balancuar disponimin dhe mundëson një pikëpamje më positive.

Ushqimi me shumë proteina

Ushqimi si peshku, gjeli i detit, pula dhe vezët kanë shumë proteina. Proteinat shtojnë prodhimin e dopaminës dhe norepinefrines të cilat ndihmojnë koncentrimin.

Bananet

Kemi dhe një arsyje më shumë për të ngrënë një bananë në ditë. Bananet rrisin prodhimin e serotoninës dhe dopanimës.

Çokollada e nxehtë

Nuk është çudi që dhe çokollada e nxehtë është në këtë listë. Ky ushqim ngrit nivelin e serotoninës pa rezultuar në telashe me sheqerin. Shikoni për çokolladë që ka më shumë se 85% përmbajtje të kakaos.

Çaji i gjelbërt

Ky çaj përmban L-theaninem, një aminoacid që paraqitet për të përmirësuar disponimin duke reduktuar stresin dhe nervozën, thotë Dr Stanton. Ky aminoacid ndihmon relaksimin pa shkaktuar përgjumësi dhe po ashtu mund të ngris vigjilencën mendore, përqendrimin dhe memorien.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles