Patëllxhan me graten

spot_img

patlixhanPërbërësit:

-3 patëllxhanë të mëdhenj
-50 g galetë
-50 g djathë parmigiano i grirë
-disa kokrra domate qershizë
-2 thelpinj hudhër
-një tufë e vogël majdanoz
-kripë dhe piper i zi
-vaj ulliri

Përgatitja:

Lani patëllxhanët dhe pritini në feta me trashësi 2 cm dhe vendosini në një tepsi me letër furre poshtë. Hidhuni kripë. Ndërkohë përgatisni gratenin duke bashkuar hudhrat e grira me fletët e majdanozit të grirë, shtoni galetën,djathin parmigiano pak kripë dhe piper të zi, pak vaj ulliri. Prisni domatet në copa të vogla dhe bashkojini te mbushja që përgatitët. Përziejini mirë. Mbushni sipër me këtë komposto fetat e patëllxhanit dhe kalojini përsëri një fije vaj. Vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 200° për 20 minuta.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles