-½ kg rukola
-2 copa djathë dhie
-Lëngu i ½ portokall
-1 lugë gjelle mjaltë
-1 lugë gjelle rozmarinë e freskët
-2-3 lugë gjelle vaj ulliri
-2 lugë gjelle lëng limoni
-60 gr kokrra shege
-Gjethe borziloku
-Gjethe nenexhiku
-Kripë
-Piper i zi
Shtrojmë në një pjatë gjethet e rukoles. Trazojmë në një tas lëngun e portokallit me mjaltin, lëngun e limonit, rozmarinën e grirë, vajin e ullirit, kripën dhe piperin e zi. Mbi rukola vendosim copat e djathit të prerë me formë sipas dëshirës. Shpërndajmë gjethet e nenexhikut dhe të borzilokut dhe spërkasim sallatën me marinadën e përgatitur. E dekorojmë sallatën me kokrrat e shegës dhe e servirim.