Për 4 persona:
-8 kërpudha,
-2 thelpinj hudhër,
-1 tufë majdanoz,
-kripë e piper.
Përgatitja:
Vendosim mbi sobë një tigan grilë dhe e lëmë të nxehet mirë. Kërpudhat i pastrojmë dhe i lyejmë me pak gjalpë. I vendosim mbi grilën e nxehtë duke i kthyer herë pas here. Ashtu të ngrohta i vendosim mbi pjatë dhe i spërkasim me majdanoz, hudhër të grirë imët, piper dhe kripë.