Fasulet janë të llojeve të ndryshme, të bardha, të kuqe, të mëdha, të vogla, të rrumbullakëta etj.
Fasulet janë shumë të ushqyeshme dhe janë të pasura me vitaminë A, B, C dhe E, ndërsa përmbajnë një sërë kripërash minerale, potas, hekur, kalcium dhe fosfor. Ngrënia e tyre redukton praninë e kolesterolit në gjak.
Të gjitha llojet e fasuleve janë të pasura me fibra, gjë që lehtëson ndjesinë e ngopjes. Fasulet janë të përbëra në masën 60% nga amidoni dhe sheqeri ndërsa fasulet e njoma janë të përbërë në masën 90% nga uji.
Për nga përmbajtja proteinike, fasulet mnund të krahasohen me mishin. Nëse konsumohen shpesh dhe rregullisht, ulin nivelin e kolesterolit. Këshillohet që të hahen nga diabetikët, pasi mbajnë nën kontroll sheqerin dhe reduktojnë mundësinë për t’u prekur nga tumori.