Përbërësit për 6 persona:
– 740 g mish nga pjesa e brendshme
– 4 karota
– 5 thelpinj hudhra
– 1 lugë gjelle gjalpë
– 1 gotë verë e kuqe
– pure patateje ose patate të skuqura
– 1 kokërr qepë
– kripë, piper dhe rigon sipas dëshirës
– 1 gjethe dafinë
Përgatitja:
Mishin pastrojeni nga cipa, dhjami etj. dhe priteni në trashësinë e gishtit. Në një enë balte, hidhni në fund pak kripë, piper, rigon, 1 gjethe dafine.
Sipër tyre vihet një radhë me mishrat e prerë, e kështu vazhdohen radhët derisa të mbushet. Në fund fare vendoset hudhra dhe karota e prerë hollë. Hidhet një gotë ujë, një gotë verë dhe një kokërr qepë. Mbyllet gjyveçi me brumë që të mos avullojë gjatë pjekjes. Vihet në furrë me nxehtësi mesatare që të piqet ngadalë. Shoqërohet me pure ose patate të skuqura.