Përbërësit:
– 2 patëllxhan,
– 100 g rikota,
– 100 g djathë i butë,
– erëza,
– vaj ulliri,
– djathë kaçkavall i grirë,
– kripë, piper.
Përgatitja:
Lani mirë patëllxhanët, pritini në gjysma për së gjati, kriposini dhe lëreni për 10 minuta të kthyera me kokë poshtë. Më pas në një letër alumini hidhni pak vaj dhe mbështillni patëllxhanët.
Piqini në furrë me 180’C për 20 minuta. Hiqini tulin me një thikë dhe shtypeni me pirun, përziejeni bashkë me djathë, shtoni shumë erëza të grira dhe kripë.
Përpunojeni kremin dhe mbushni patëllxhanët. Aromatizoni me piper dhe shërbejini me gjethe sallate.
Të Rekomanduara