Speca me limon

spot_img

specaPËRBËRËSIT:
-1/8l verë e bardhë,
-1/8l lëng limoni,
-5 degë majdanoz,
-2 thelpinj hudhër,
-1/8l vaj ulliri,
-500g speca të pastruar,
-2 degë rigon, kripë,
-piper I zi kokërr.

Përgatitja:

Verën, lëngun e limonit, erëzat, hudhrat e pastruara, kripën dhe vajin, i ziejmë në një tenxhere për 5 minuta. Pasi të jenë zierë, e kullojmë në një sitë dhe e hedhim sërish në tenxhere. Specat i pastrojmë dhe i presim në fije. Ashtu siç i kemi, i hedhim në lëngun që zien dhe i lëmë aty për 3-4 minuta. Kullohen dhe futen nëpër kavanoza. Lëngut i japim
edhe një valë dhe ia hedhim sipër specave. Mbyllen mirë me kapak dhe kthehen përmbys për 5 minuta. Ruhen në vend të thatë e të freskët.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles