2 vezë të mëdha,
-1 lugë ujë,
-kripë me maja gishtash,
-1 lugë gjalpë,
-½ e filxhanit djathë të bluar,
-½ filxhani proshutë të grimcuar
Përgatitja:
Pastroni brokolin dhe e preni në copëza. Hidheni në enë me ujë, mbulojeni dhe lëreni të vlojë. Lëreni ashtu edhe 23 minuta, pastaj nxirreni, kullojeni dhe lëreni të ftohet. Thyeni vezët në një enë më të vogël, shtoni kripën dhe përzieni mirë. Në tavë shtoni gjalpin dhe ngroheni mbi zjarr. Shpërndani vezët e trazuara në tavë dhe prisni disa sekonda që të kapen në fund. Pastaj, mbi shtresën e sipërme të vezëve shpërndani brokolin, djathin dhe proshutën dhe në fund gjysmën e masës e palosim mbi pjesën tjetër.