Mish me lakra turshi

spot_img

lakraPërbërësit:

▪ 2 lakra turshi,
▪ 1 lugë yndyrë,
▪ 1 qepë,
▪ 200 g mish të thatë,
▪ 200 g suxhuk të thatë,
▪ Mish të freskët sipas dëshirës (proshutë, mish pule),
▪ Piper,
▪ Fletë dafine

Përgatitja:

Ngrohni yndyrën dhe fërgoni qepën e grirë imët, pastaj shtoni proshutën dhe suxhukun e prerë imët.

Kur të shkrihen mirë të gjitha, shtoni mishin e freskët të cilin e keni zgjedhur.

Derisa kjo të marinohet, shtoni pak ujë. Lëreni të vlojë 30 minuta.

Lakrën priteni në shirita të hollë dhe shtojani mishit.

Marinoni akoma dhe në fund qitni disa fletë dafine dhe piper.

Kur t’i përzieni të gjitha, edhe pak marinoni, tenxheren mbështilleni me folie dhe futeni në furrë edhe 30 minuta në 180 gradë celsius.

Kur të shikoni që është pjekur, gjella me mish e lakra është e gatshme.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles