-4 vezë,
-2 qepë,
-3 speca,
-5 lugë vaj,
-kripë dhe pipër sipas dëshirës
Përgatitja:
Në fillim duhet të grini qepët dhe specin. Ndërkohë, në një pjatë, rrihni vezët. Hidhini kripë dhe piper sipas dëshirës. Përziejini mirë me njëra-tjetrën dhe gatuajeni në një tigan me vaj, të nxehur më parë. Hiqeni kur të shikoni se veza me qepë dhe specin është mpiksur.