Përbërësit:
1 kg miell misri
700ml. ujë
3-4 lug gjelle kos
Udhëzimet:
Në dërrasën e gatimit e hedhim miellin e misrit dhe ne mesin e tij fillojmë ta zbrazim ujin e vluar duke e përzierë vazhdimisht me lugë druri gjer sa mielli e pin gjithë ujin. Kur kjo masë fillon të ftohët pak atëherë fillojmë me e mbledhin brumin në topth, cilin e ngjeshim disa herë vertikalisht dhe horizontalisht dhe në fund e shtypim duke ia dhënë formën e bukës. Bukën e ngjeshur dhe të formuar e vendosim me kujdes në tepsi të lyer me vaj, pastaj e lyejmë sipër me kos dhe e pjekim afër një orë në temperaturë më të lartë . Kjo është mënyra më e vjetër tradicionale e gatimit të bukës kollomoqe cila kërkon shumë kujdes dhe përkushtim.