-6 vezë
-4 domate
-2 qepë
-4 feta bukë
-4 fileto Acciughe në vaj
-1 tufë majdanoz
-vaj ulliri
-kripë dhe piper
Përgatitja:
Presim filetot e acciughe dhe qepën në copa të vogla dhe i vendosim në një enë, duke shtuar majdanozin e prerë gjithashtu imët. Presim në copa domatet. Ziejmë për rreth 8 minuta vezët dhe i presim edhe ato në copa.
Marrim një tavë, e lyejmë me pak vaj dhe shtojmë vezët sëbashku me domatet, kripë dhe piper sipas dëshirës, komposton e qepëve që përgatitëm dhe në fund bukën që e kemi thërmuar më parë. E spërkasim pastiçon me pak vaj ulliri dhe e vendosim për pjekje në furrë në 200 gradë.