Përbërësit:
1/2 kg miell,
4 vezë,
1 gotë qumësht,
1 filxhan qumështi me vaj,
5 lugë gjelle sheqer,
1 gotë të vogël liker sipas dëshirës,
1 pluhur fryrës,
1 mollë.
Përgatitja:
Zëmë një brumë, duke përzier gjithë përbërësit, përveç mollës. I punojmë mirë me mikser ose lugë druri, derisa të jetë i njëtrajtshme e të mos ketë kokrriza.
Pas kësaj, i shtojmë mollën e qëruar dhe të prerë në kubikë të vegjël. E përziejmë dhe me ndihmën e një luge, e hedhim brumin për ta skuqur, në vaj të bollshëm e të nxehtë.
I vendosim mbi kartëpecetë për t’ia thithur yndyrën e tepërt, e më pas i spërkasim me sheqer pluhur.