Përbërësit:
-Miell 500 gr
-4 dl qumësht
-4 vezë
-50 gr sheqer
-70 gr kripë
-60 gr gjalpë
-1 lugë maja birre
-Proshutë
-Djathë sipas dëshirës
-Perime sipas dëshirës
Bëni bashkë të gjithë përbërësit për të përgatitur brumin e brioshve. Punojini mirë deri sa të përftoni një masë brumi kompakte, jo shumë të fortë.
Lëreni brumin të pushojë për të paktën një orë. Hapni petët në trashësi rreth 1 cm dhe formoni tashmë brioshët.
Lërini sërish të pushojnë deri sa të rritet volumi. Futini në furrën e parangrohur në 180 gradë për 20 minuta. Lërini pak të ftohen dhe i prisni në mes për t’i mbushur me proshutë Hako, djathë që shkrin dhe perime sipas dëshirës.