Sallatë me portokaj, rukola dhe djathë dhie

spot_img

sallatSallatat me agrume këto kohë janë të stinës ndaj shfrytëzojini frutat sa janë të freskëta. Portokajtë shkojnë mësë miri me rukolën dhe djathin, ndaj nëse nuk e keni provuar, recetën e sallatës për 4 personae keni si më poshtë.

Përbërësit:
rukola
● 3 portokaj
● djathë dhie i freskët ose djathë Camoscio d’oro
● kokrra shege
● vaj ulliri
● kripë e piper

Përgatitja:

Lajmë rukolën dhe pasi e thajmë mirë, e ndajmë me dorë. Qërojmë portokajtë duke iu hequr edhe lëkurën e bardhë dhe i ndajmë edhe ato në feta, shkruan Living. Krijojmë pjatat duke hedhur te secila pak rukola, feta portokalli, djathë dhe kokrra shege. I shërbejmë me pak kripë, piper dhe vaj.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles