Përbërësit e krem kafesë
5 gr kakao pluhur (i hidhur)
150 gr qumësht (i freskët)
80 gr sheqer kaf
100 gr çokollatë e zezë
50 gr kokrra kafeje
6 vezë (të verdhat)
1 shkop vanilje
Përgatitja e krem kafesë
Për përgatitjen e këtij kremi, si fillim prijeni çokollatën në copa të vogla dhe lëreni mënjanë.
Më pas, hidhni kokrrat e kafesë në një kupë druri (përdoret edhe për të shtypur hudhra) dhe shtypini ato.
Pasi të keni mbaruar këtë proces, vendosini në një tigan të madh që nuk ngjit dhe hidhni kokrrat e kafesë të shtypura. Lereni tiganin në zjarr për disa çaste.
Ndërkohë, në një tigan tjetër të vogël hidhni qumështin sëbashku me vaniljen.
Në momentin që qumështi merr valë, fikeni zjarrin dhe në atë moment hidhini kokrrat e kafesë të shtypura.
Trazojini mirë me ndihmën e një spatule dhe më pas lërini të ftohen.
Pasi qumështi me kafen janë ftohur, filtrojini ato me ndihmën e një site, duke nxjerrë qumështin më vete dhe kokrrat e kafesë më vete.
Qumështin e nxjerrë nga përzierja e kafesë e vendosni sërish në tigan të nxehtë.
Më pas, në tasin e mikserit hidhni të verdhat e vezëve sëbashku me sheqerin kaf.
Trazojini këta përbërës me mikser dhe më pas shtoni pluhurin e kakaos, duke e situr në fillim.
Në fund, shtoni dhe qumështin e ngrohtë dhe trazojini mirë të gjithë përbërësit me mikeserin duke krijuar një masë homogjene.
Hidheni masën në një enë dhe shtojini copat e çokollatës. Vendoseni enën në zjarr të ulët, në mënyrë që të shkrijë çokollata plotësisht. Trazojini mirë përbërësit.
Në momentin që kremi është krijuar, fikni zjarrin dhe me ndihmën e një garuzhdeje, mbushni gotat me kremin e kafesë dhe shërbejeni atë të ngrohtë.