Përbërësit:
500gr djathë të fortë
2 vezë
4 lugë miell
1 gotë birrë
1 gotë magdanoz
1 gotë sos domatesh
kryp
piper
vaj
Udhëzimet: Djathin e nxjerrim nga lëngu dhe e vendosim në frigorifer për 30 minuta, kështu ai ngrihet dhe nuk ngjitet për tigani gjatë pjekjes.
E prejmë në copa mesatare jo shumë të trasha.
Rrahim të verdhat e vezëve, shtojmë birren dhe miellin, pastaj shtojmë të bardhat e e vezëve të cilat më parë i rrahim derisa të formojmë shkum të bardhë nga to. Në fundë shtojmë magdanozin e coptuar imët, krypë dhe piper sipas shijes.Pjesët e prera të djathit i vendosim në masën e përgaditur.
Nxehim tiganin, pastaj një nga një pjesët i djathit i fërgojmë në të dyja anët.
Djathin e fërguar e servojmë me salcë domatesh të cilen e fërgojmë më parë në tigan.