Cilët ullinj të hani, të zinjtë apo jeshilët

spot_img

Ullinjtë janë shumë të shijshëm dhe gjejnë përdorim në shumë gatime. Në Shqipëri, kultivimi i ullinjve është shumë i përhapur për këtë arsye jemi shumë familjarë me shijen e tyre. Ullinjtë vijnë në disa madhësi dhe në ngjyra, sot do të përqendrohemi vetëm tek ngjyra.

Ju cilit do të zgjidhnit dhe pse?

Ndryshimi mes ullinjve të zinj dhe jeshilë

 

Fama e ullinjve për vlerat mjekësore dhe ushqyese nuk është zbehur prej shekujsh. Ullinjtë rriten me bollëk në Mesdhe dhe në Shqipëri, por edhe në Azinë qendrore dhe Afrikë. Ndryshimi mes ullinjve të zinj dhe jeshilë është minimal. Në fakt bëhet fjalë thjesht për nivelin e pjekjes. Ullinjtë jeshilë janë të papjekur mirë, ndërsa ato të zinj janë të pjekur tërësisht.

Një tjetër dallim mes të dyve është se ullinjtë e gjelbër duhen futur në ujë me kripë, ndërsa ullinjtë e zinj nuk kanë nevojë për tretësirë kripe. Ullinjtë jeshilë përmbajnë më shumë vaj se ullinjtë e zinj.

Ullinjtë jeshilë janë më të fortë dhe kanë më shumë lagështirë, ndërsa ullinjtë e zinj janë të thatë, por kanë shije më të butë. Shefat e kuzhinës kanë preference të ndryshme në përdorimin e ullinjve jeshilë ose të zinj në menutë e tyre. Shumica përdorin ullinjtë jeshilë për t’u dhënë menuve të tyre një shije pak më të hidhur.

Ullinjtë jeshilë nuk gatuhen as nuk piqen, ndërkohë që ullinjtë e zinj përdoren në gatimet me bazë mishi, sallata, pica dhe panine me brumë pice. Ullinjtë jeshilë kombinohen me turshi, kaperi, sardele, bajame dhe speca për mbushje të ndryshme, ndërkohë që ullinjtë e zinj jo. Në aspektin e vlerave ushqyese, ndryshimi mes ullinjve jeshilë dhe atyre të zinj është gjithashtu minimal.

Përdorimet në kuzhinë

Ullinjtë e zinj nga ana tjetër përdoren gjërësisht për sallata, pica, makarona dhe gatime të tjera mesdhetare. Ullinjtë e zinj mund të mos jenë origjinal të zinj. Tingëllon çuditshëm, por ashtu është. Shqipëria prodhon kaq shumë ullinj sa një fenomen i tillë falsifikimi ngjyrash nuk ndodh në vendin tonë.

Shija e ullinjve të zinj është e thellë, por shpesh konsumatorët e huaj kanë hasur ullinj pa shije apo aromë. Gati të gjithë ullinjtë e zinj të importuar dhe paketuar që shiten nëpër markete, janë thjesht ullinj jeshil të ngjyrosur. Nëse merrni ullinj të papjekur dhe i zhysni në solucione me bazë alkaline apo ujë të oksigjenuar, atëherë ato do të nxihen.

Më pas, përdoret një kimikat që rregullon ngjyrën e ullinjve përpara se ato të paketohen në tretësirë me kripë. Etiketa e këtyre produkteve, sigurisht që nuk e përfshin këtë informacion, duke qenë se në teori bëhet fjalë për përpunim se sa thjesht një ngjyrosje.

Burimi: Living

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles