Plot vitamina e Betakaroten, kjo pjatë na shijon dhe na mban të hidratuar këto ditë të nxehta vere.
Përbërësit:
4 Karota
2 Patate 1 Qepë e vogël
1 thelp hudhër
200 ml Lëng portokalli
Brodo perimesh
Piper i zi
Kripë
Xhenxhefil
Arrë myshk
Rozmarinë
Mënyra e përgatitjes:
Kaurdisim në tenxhere me pak vaj ulliri, qepën dhe hudhrën, shtojmë karotat e copëtuara dhe rregullojmë shijen me kripë, piper , arrë myshk dhe xhenxhefil pluhur. Shtojmë patatet dhe lëng perimesh , e ziejmë derisa të zbuten plotësisht. E bluajmë me blender, shtojmë lëngun e portokallit dhe e shërbejmë me vaj ulliri dhe rozmarinë.
Burimi: Living