Ëmbëlsirë me limon

spot_img

 Përbërësit:

150 g gjalp i shkrirë

450 g sheqer

250 g miell

4 vezë

Ekstrakt vanilje

Kripë

Lëng limoni

Lëkurë e grirë limoni

Përgatitja:

Për përgatitjen e bazës:

Ju duhen: gjalp i shkrirë, miell dhe sheqer. Përzieni masën derisa të bëhet e njëtrajtshme dhe e plotë. Më pas, vendoseni në një tavë xhami dhe futeni në furrë për 180 gradë, 20 minuta. (Më pak ose më shumë minuta, në varësi të furrës suaj.)

Ndërkohë që baza po piqet, përgatisni pjesën tjetër:

Ju duhen vezët, miell, sheqer dhe lëkura e 1-2 limonave si dhe lëng limoni. Rrihni bashkë të gjithë përbërësit. Vendoseni përzierjen mbi bazën që përgatitët dhe futeni përsëri tavën në furrë për 15 minuta, 180 gradë.

Mbajini në frigorier për 1-2 orë. Mund t’i spërkasni me sheqer pluhuri në fund, nëse dëshironi.

Burimi: Anabel

 

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles