Autore e recetave: Alba Zejnullahu
Përbërësit për petën:
6 vezë
220g sheqer
Pak kryp
250gr miell
1 pecive
1 vanille
Pergaditja:
Fillimisht me mikser i rrahim vezët së bashku me sheqer derisa te shkrihet sheqeri mire perafersisht 20minuta. Pastaj largojme mikserin dhe te gjithe perberesit e tjere i shtojme dhe i perziejm me ndihmen e luges se silikonit .
Filli 1:
300ml hopla
Mascarpone
Sheqer pluhur
Ekstrakt vanilje
(Sipas deshires mund ti qitni edhe qokollade)
Pergaditja:
Ne nje ene e rrahim hoplen deri sa te behet nje mase e trashe,ndersa ne enen tjeter i rrahim se bashku mascarponen me sheqer pluhur dhe ja shtojme pak ekstrakt vanilje. Pastaj i bashkojme se bashku me luge te silikonit dhe e leme per pak kohe ne frigorifer.
Filli 2:
Kremin pluhur vanilje e rrahim me mikser se bashku me qumsht ( sipas udhezimeve te shkruara ne paketim) per 5-10min , pastaj e vendosim ne frigorifer per 20min .
(Ne disa raste mund të përdorni edhe xhem vishnje, pjeshke varesisht nga kerkesa )
Tortet qe jane me fondant, se pari lyhen me ganache :
200ml hopla
400gr qokollad
4 veze
8luge sheqer
1sheqer vanille
1 pecive
Miell
Kakao
Pak vaj.
Burimi: Manjak t’kuzhinës