Ja arsyet pse duhet të konsumoni më shpesh çokollatë të nxehtë

spot_img

Çokollata e nxehtë është një prej pijeve tipike që na kujtojnë festat apo dimrin e ftohtë. Por, veç shijes së mirë, çokollata e shkrirë, sidomos ajo me pluhur kakao ose pluhur kakao të pa ëmbëlsuar, mund të ketë shumë përfitime për shëndetin tuaj.

Çokollata e nxehtë përmban antioksidantë

Pluhuri i kakaos është i pasur me polifenole, të cilat janë antioksidantë, që ofrojnë disa përfitime shëndetësore. Sipas një studimi të vitit 2009 në Revistën Ndërkombëtare të Shkencave Molekulare, këto antioksidantë mund të ulin inflamacionin, të ulin presionin e gjakut dhe të përmirësojnë nivelet e kolesterolit.

Kakaoja është gjithashtu e pasur me flavanole, një përbërës bimor që kontribuon në uljen e niveleve të presionit të gjakut, zvogëlimin e rrezikut të atakut në zemër, përmirësimin e humorit dhe njohjes mendore, sipas një studimi të vitit 2011, të botuar në Antioxidants & Redox Signaling.

Çokollata e nxehtë është një burim i mineraleve kryesore

Sipas një studimi të vitit 2009, të gjitha mineralet e çokollatës së nxehtë ndihmojnë në uljen e rrezikut të hipertensionit ose presionit të lartë të gjakut.

Prandaj, mos e mendoni dy herë dhe bëni gëzuar me një gotë të ngrohtë, me njerëzit tuaj të dashur.

Burimi: Bustle/Anabel

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles