Tashmë e dimë që për të shijuar një mish sa më të shijshëm, duhet ta marinojmë atë. Mirëpo, të shumtën e rasteve, marinimi nuk bëhet në mënyrën e duhur.
Ekzistojnë dy lloje kryesore të marinimit për mish pule.
Marinimi i lëngshëm:
Ky lloj marinimi bëhet përmes një solucioni me ujë me kripë, sheqer, piper, mëlmesa të ndryshme si magdanoz, borzilok, rigon dhe copa të prera hudhre dhe qepe.
Më së miri është që të ziejmë ujin me kripë dhe sheqer në mënyrë që të treten komplet dhe hapi më i rëndësishëm është që uji duhet të ftohet deri në fund.
Nëse nuk e lëmë të ftohet ujin, por e fusim pulën në ujë të vakët, atëherë ekziston mundësia që në pulë të krijohen bakterie. Derisa ftohet uji, hedhim aty të gjitha erëzat. Gjithashtu kujdesemi që të kemi mjaftueshem ujë për ta mbuluar të gjithë pulën.
Marinimi i lëngshëm ka nevojë për të paktën 12 orë për të dhënë efektin e tij.
Marinimi i thatë:
Marinimi i thatë është pothuaj njësoj me të lëngshmin. Pulën e fërgojmë me kripë, sheqer, piper e mëlmesa sipas dëshirës.
Lihet në frigorifer për 2 -3 orë. Pastaj nxirret prej aty 30 minuta përpara nisjes së gatimit. Përpara se ta fusim në furrë, shkundim tepricat e mëlmesave nga lëkura e pulës.
(Visited 7,470 times, 1 visits today)