Qumështi i dhisë cilësohet si një ndër llojet më të shëndetshme të qumështit. Struktura e tij është shumë e ngjashme me qumështin e nënës. Ai përmban vitamina B1, B2, B6 dhe B12, si dhe e forcon sistemin nervor.
Qumështi i dhisë është i pasur me kalcium dhe fosfor, që janë të rëndësishëm për fortësinë e eshtrave, zink dhe selen, antioksidues të fuqishëm, të cilët forcojnë sistemin imun.
Shkencëtarët sugjerojnë se qumështi i dhisë sidomos është i dobishëm për personat që vuajnë nga anemia, që shkaktohet si pasojë e mungesës së hekurit në gjak.
Pikërisht qumështi i dhisë nxit përdorimin më të mirë të hekurit në organizmin tonë, si dhe në ripërtëritjen e hemoglobinës, pigmentit të gjakut që përmban hekur.
Ky qumësht është i pasur me kalcium, hekur, fosfor dhe magnez dhe përmban shumë në krahasim me qumështin e lopës.
Te fëmijët që e kanë konsumuar qumështin e dhisë, është vërejtur rritje dhe zhvillim më i shpejtë, masë më e madhe trupore, në krahasim me fëmijët e ushqyer me qumësht të lopës.
(Visited 1,277 times, 1 visits today)