Çfarë bëni me bukën e djeshme?
Neve na pëlqen ta bëjmë sanduiçë furre, që mund të quhet gjithçka tjetër përveç se një mëngjes i zakonshëm. Mos e lini pa e provuar!
Ja po ua themi sesi i përgatisim këta sanduiçë Me Shije.
Simiteve largojuni pjesën e sipërme. Pastaj hiqjuni edhe pak nga tuli i brendshëm. Në gropëzën e krijuar, hidhni një lugë gjelle ajkë për gatime/hopla, pastaj shtoni pak proshutë të fërguar për pak minuta, shtoni edhe djath sipas dëshirës dhe në fund mbi sanduiçin thyeni një vezë.
Sanduiçët e përgatitur kështu futen në furrën e parangrohur në 180 gradë derisa të piqet veza.
Bashkë me sanduiçët piqini edhe pjesët e sipërme të simiteve, që i keni hequr nga ato më herët. Por para se ta bëni këtë, mos harroni t’i lyeni me pak vaj ulliri!
Mjam, mjam!
(Visited 2,575 times, 1 visits today)