Qepa e njomë është një perime që ka një rëndësi të veçantë për shëndetin. Ajo ka një ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e imunitetit të organizmit.
Disa nga përdorimet e saj janë:
Dhimbje fyti
Prini qepën në copa të imëta, shtoni xhenxhefil (gjithashtu i prerë imët) dhe kripë. Këto përbërës vendosini në ndonjë enë për t’i ngrohur dhe më pas vendosini në ndonjë peshqir ose ndonjë leckë tjetër, të cilën mund ta mbani në pjesën e fytit ose gjoksit që ju dhemb.
Këmbë të fryra
Qepën e re zieni disa minuta. Pastaj vendoseni në blender dhe nëse është e nevojshme shtoni pak ujë dhe përzieni derisa të fitoni masë homogjene (pastë). Me pastën e fituar lyeni këmbët e fryra. Kjo recetë përdoret për më shumë se 100 vite dhe është shumë efektive.
Rrjedhje e vazhdueshme nga hunda
Shtrydhni qepën e re dhe në lëngun e fituar vendosni pak pambuk. Pambukun e lagur me lëng qepe vendoseni në hundë dhe në zonën e sinuseve.
(Visited 1,448 times, 1 visits today)