Soda e bukës nuk është vetëm një nga produktet më të mira të kuzhinës, por edhe një nga pastruesit më të mirë të saj. Po ashtu, është një aleat shumë i mirë i bukurisë, meqenëse ka përdorim të gjerë në pothuaj të gjitha produktet kozmetike. Ja disa përdorime të sodës së bukës që mund të mos i keni ditur.
Larës duarsh
Ndonjëherë sapunët antibakterialë mund ta thajnë shumë lëkurën e duarve ose të tjerë mund ta lënë të yndyrshme, ndërsa soda e bukës jo. Ajo jo vetëm heq yndyrën dhe papastërtitë, por e lë lëkurën e duarve të butë.
Për flokët e thatë
Një lugë kafeje sodë buke me disa pika ujë dhe fillo masazho rrënjët e flokëve për disa sekonda. Për flokët e errët, mund të shtosh edhe pak uthull.
Si deodorant natyral
Nëse po kërkon një deodorant pa alumin, atëherë kërko në kuzhinë. Soda e përzier me pak ujë dhe vaj natyral, jo vetëm që heq erën e djersës, por në të njëjtën kohë heq edhe yndyrën.
Zbardhues dhëmbësh
Krijo një lloj paste për dhëmbët me sodë buke. Një ‘scrub’ natyral për të eliminuar njollat e kafesë, verësë së kuqe apo duhanit. Përziej disa pika ujë me sodë buke dhe laji dhëmbët vetëm me të. Të paktën një herë në javë kjo lloj paste do të t’i mbajë dhëmbët gjithmonë shumë të bardhë
“Scrub” për fytyrën
Një përdorim mjaft i thjeshtë është edhe ai për fytyrën me sodë buke. Edhe për eliminimin e rrudhave, soda është një nga zgjidhjet më të mira. Laje shpesh fytyrën duke përzier sodën me ujë dhe krijo një lloj esfolianti.
Eliminon zverdhjen e thonjve
Njollat që zakonisht mund të lërë manikyri në thonj mund të zhduken mjaft mirë me sodë buke. Përdor një pastrues me sodë dhe ujë të osigjenuar. Pastaj fshiji thonjtë me një pambuk të pastër ose me furçë.
Eliminon erën e keqe të këmbëve
Edhe këmbët mund t’i trajtosh me sodë buke duke pastruar lëkurën e vdekur, me scub-in e krijuar nga soda me ujë. Soda eliminon kallot dhe zhduk dhimbjet e kyçeve.
Pastron furçat e make up-it
Mënyra më e mirë për të pastruar furçat e grimit është pikërisht ajo me sodë buke. Thjesht futi të gjitha furçat në ujë të ngrohtë me pak sodë buke dhe lëri për disa minuta. Ky është një truk mjaft i mirë edhe për furçat e dhëmbëve apo të flokëve.
Freskon frymëmarrjen
Të gjitha acidet që mund të krijohen në gojë nga ushqimet e ndryshme, eliminohen me sodë buke. Soda (si mineral alkaline) ndihmon për të eliminuar aromën që krijohet nga ushqimet. Një lugë gjelle në ujë të ngrohtë dhe bëj një garagarë.
Irritimet e lëkurës
Soda e bukës ndihmon në trajtimin e irritimeve që mund të krijohen nga djegia, plagët apo edhe puçrrat e ndryshme. Soda eliminon edhe djegiet e diellit, por edhe skuqjen e lëkurës nga infeksione të ndryshme. Një përzierje me ujë të oskigjenuar dhe sodë buke dhe gjithçka qetësohet në pak minuta.
(Visited 1,921 times, 1 visits today)