Vlera brenda normave të lejuara të pH të gjakut është mes 7.35 dhe 7.45, që dtth se duhet të jetë lehtësisht bazik ose alkalin.
Në përditshmërinë tonë, na ndodh të konsumojmë ushqime me përmbajtje acide, të cilat mund të shkaktojnë efekte negative shëndetësore si gurët në veshka, përkeqësimin e kockave dhe të muskujve, kancer, probleme të mëlçisë dhe sëmundjeve të zemrës.
Ushqimet alkaline ju ndihmojnë për të balancuar pH-in, pasi përmbajnë natrium që shërben kundër aciditetit.
Ja një listë e tyre që duhet të nisni të konsumoni sa më parë:
Perimet
Brokoli i gatuar (6.30 – 6.85) është plot me vitamina C dhe A, fibra dhe acid folik. Ju mbron nga sëmundje të ndryshme kronike dhe ju ndihmon në procesin e detoksifikimit natyror.
Lulelakra e gatuar (6.45-6.80) përmban një mori vitaminash me veti anti-inflamatore dhe që mbrojnë nga sëmundja e kancerit, e zemrës dhe të trurit, madje edhe nga shtimi në peshë.
Lakra jeshile (5.20-6.75) është e pasur me acid folik, magnez dhe vitaminë C e K. Parandalon kancerin si dhe përmirësion tretjen tuaj.
Karrota (5.88-6.40) përmbajnë komponime alkaline natyrale, të cilat ju ndihmojnë të neutralizoni acidin e tepërt të stomakut, kolesterolin më të ulët, të përmirësoni vizionin dhe të minimizoni shenjat e plakjes.
Panxharët e gatuar (5.23-6.50) përmbajnë mangan, kalium dhe japin efekt anti-plakje në trupin tuaj, zvogëlojnë inflamacionin dhe madje ju ndihmojnë të bieni nga pesha.
Fruta
Avokado (6.27-6.58) përmban fibra të tretshëm.
Pjepri (6.00-6.67) është i pasur me kalium, fibra dhe ushqyes të tjerë. Këto përbërës janë në gjendje të bëjnë kockat dhe dhëmbët më të fortë, të rritin sistemin tuaj imunitar dhe të përmirësojnë shikimin tuaj.
Ullinjtë
Ullinjtë e pjekur (6.00-7.50) janë një burim i shkëlqyer vitaminë E dhe yndyrnave të pangopura, që shërbejnë si antioksidant natyror, zvogëlojnë shanset e shtimit në peshë, parandalojnë mpiksjen e gjakut dhe eliminojnë kolesterolin në gjak.
Spinaqi
Spinaqi (6.60-7.18) përmban vitaminën A, C, K dhe kalcium, të cilat prodhojnë efekte anti-kancer, pastrojnë trupin tuaj, si dhe forcojnë kockat dhe flokët tuaja.
(Visited 1,803 times, 1 visits today)