E ngjashme me rrushin dhe boronicat, Acai berry është kokërr e vogël në një ngjyrë të kuqe, e përbërë nga një grumbull farash, ku vetëm 15% janë të ngrënshme, të vjelura nga pemë të larta, të gjetura përreth lumit Amazon në Amerikën e Jugut. Këto manaferra kanë atribute të rëndësishme ushqyese kur hahen të freskëta.
Përdorimet tradicionale të Acai Berry përfshijnë trajtimin për diarre, infeksione parazitare, hemoragji dhe ulcera. Si një ushqim, shpesh hidhet në blender me perime të ndryshme dhe më pas konsumohet.
Shija shpesh përshkruhet si një shkrirje e manaferrave të egra dhe cokollatës. Gjendet në supermarkete të mëdha dhe dyqane me ushqime natyrale kudo në botë, shpesh në trajtën e një lëngu, caji dhe rrallë të freskëta, pasi nxjerrja e tyre jashtë Amazonës me nutrientë ende të paprekur është një proces i komplikuar.
Përdorime të tjera të Acai Berry përfshijnë ngjyrosjen ushqimore, kozmetikë, krem anti-rrudhë, shampo, zbutës dhe gjithashtu si suplementë ushqimorë. Produktet e shtrenjta me acai berry shpesh përdoreshin për reduktim të peshës, por akoma të pambështetura shkencërisht.
Lista e atributeve të kësaj manaferre të vogël përfshin një nivel të lartë të aktivitetit antioksidues të ngjashëm me kulumbritë, por më shumë se cfarë është gjetur në boronica dhe luleshtrydhe.
“Oxygen Radical Absorbance Capacity” (ORAC) që masin fuqinë antioksiduese të pulpës frutore të acai-t / si dhe në trajtën pluhur, thuhet se kanë vlerën më të lartë ORAC ndërmjet frutave dhe perimeve, ose 10 herë më shumë antioksidantë sesa rrushi i kuq.
Acai berry-s kanë sasi të ulëta sheqeri, por përmbajnë sasi të shkëlqyera të kalciumit, fibrave dhe vitaminës A.
Ato gjithashtu përmbajnë komponime antocianine të tilla si “resveratrol”, “ cyanidin” dhe “acid ferulik”, të cilat jo vetëm që u japin frutave dhe perimeve ngjyrën e tyre të dallueshme, por gjithashtu bashkohen me flavonoidet për të mbrojtur trupin nga radikalet e lirë të dëmshme.
Në fakt, manaferrat acai përmbajnë 10 deri në 30 herë më shumë fuqi antocianike se vera e kuqe.
Acidet yndyrore beneficiale si acidi oleik, i cili gjendet gjithashtu në vajin e ullirit, është një tjetër pikë e fortë dhe nivelet e shëndetshme të fibrave dietike e mbajnë sistemin duke funksionuar në përsosmëri.
Vetitë që gjenden në manaferrat acai mund të ndihmojnë në parandalimin e problemeve shëndetësore të tilla si artriti, inflamacioni, obeziteti, sëmundjet neurologjike si dhe alergjia.
Studimet laboratorike kanë treguar që ato kanë efekte pozitive në sëmundjet që lidhen me stresin oksidativ, sëmundjet e zemrës dhe kancerin.
Por duhet të konsumohen në moderim , pasi ato ende përmbajnë sheqer edhe pse me sasi më të ulëta se në frutat e tjera. Mbani mend, fruktoza mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj në sasi të tepërt.
(Visited 446 times, 1 visits today)