Mos e hidhni lëvoren e portokallit në koshin e plehrave. Ajo ka një sërë përfitimesh shëndetësore. Disa nga më të rëndësishmet janë të listuara më poshtë:
1.Nëse doni dhëmbë të bardhë me kosto të ulët atëherë nuk duhet të hidhni lëkurat e portokallit. Ato kanë veti të zbardhjes së dhëmbëve dhe heqjes së njollave që krijohen me kalimin e kohës. Përdorini duke fërkuar dhëmbët tuaj me to.
2. Portokallet dhe lëvorja e tyre janë të mbushura me fibra. Kjo mund të ndihmojë në promovimin e tretjes së duhur dhe frenimin e diarresë.
3. Portokallet janë një burim i shkëlqyer i aromaterapisë që mund të përdoret për të ndaluar një sërë sëmundjesh. Pagjumësia është njëra prej tyre. Ju mund të thithni thellësisht aromën e lëvores së portokallit thjeshtë për relaksim.
4. Nëse nuk keni akoma lëvore portokalli në rutinën tuaj të bukurisë, patjetër duhet të filloni përdorimin e tyre. Vetitë e gjetura në lëkurat e tij shërbejnë për të hequr qelizat e vdekura dhe pikat e zeza. Fërkoni lëkurën tuaj drejtpërsëdrejti me lëvoren e portokallit.
(Visited 1,738 times, 1 visits today)