I bën mirë mëlçisë, stomakut, kockave, parandalon shumë sëmundje dhe ndihmon kundër Alzheimer dhe tumoreve; a është kurkumaja apo turmeriku në të vërtetë përbërësi i një të ardhme për ata që duan të jetojnë mirë?
Njihen rreth 80 specie të njohura të kurkumasë dhe prej pak vitesh përdorimi i tyre është rritur ndjeshëm.
Kultivohet në pjesën më të madhe të zonave tropikale. Pjesa më e rëndësishme është rrënja që mban të gjithë substancat më të rëndësishme të bimës.
Vetitë më të njohura dhe të provuara janë ato të prodhimit të lëngjeve që sekretohen nga mëlçia, ndaj turmeriku kontribuon në eleminimin e shtimit të kolesterolit, duke lehtësuar dhe tretjen e vakteve të rënda dhe me yndyrna.
Mund të kurojë edhe Alzheimerin
Kurkumaja ose turmeriku nuk ka vetëm veti antioksidante, por dhe antiinflamatore dhe antivirale, është shumë e përdorshme dhe për mostretjen apo fryrjen e barkut nga gazrat. Gjithashtu mund të jetë e dobishme dhe në trajtimin e një numri të pafund sëmundjesh si Alzheimer, artriti e tipe të ndryshëm tumoresh, nga ai i zorrës së trashë, pankreasit, tumorit të gjirit dhe të mushkërive.
Njihet dhe si Shafrani i Indisë
Edhe në kuzhinë, pjesa e përdorshme është rrënja, e cila përdoret për përgatitjen e kerrit dhe salcave të ndryshme.
Për shkak të aftësisë që ka t’u japë ngjyrë të verdhë ushqimeve, kurkuma njihet dhe si shafrani i Indisë, nga aroma, shija pikante dhe e fortë që të kujton xhenxhefilin.
Dozat e këshilluara
Sipas ekspertëve, doza e këshilluar gjatë ditës është 1.5-3 gram, në formë pluhuri.
Për arsye mjekësore, sidomos në lidhje me mëlçinë mund të merret dhe në formë çaji. Përveç përfitimeve të mësipërme turmeriku ndihmon dhe në rregullimin e qarkullimit të gjakut, por ka dhe efekte anësore nëse merret më shumë se doza e nevojshme.
Efektet anësore
Për t’u mbajtur mend ndër efektet anësore të turmerikut janë shfaqja e sheqtësimeve gastrointestinale, të vjella dhe diarre.
Njerëzit që vuajnë nga gurët në tëmth, ose probleme të tjera është më mirë të mos e përdorin. Gjithashtu i njëjti diskutim është dhe për ata që ndjekin terapi me bazë antikoagulantësh, pasi mund të shtojë rrezikun e gjakderdhjes.
Turmeriku antistres
Antibakterik, në gjendje që të ndihmojë organizmin për të kontrastuar bakteret e jashtëm dhe antioksidant i fuqishëm për të luftuar radikalet e lira që janë një ndër shkaqet kryesore të plakjes dhe sigurisht që turmeriku luan rolin e tij.
Por një nga efektet më të mira të trumerikut janë ato kundër ankthit dhe stresit, dhe kundër psoriazeve dhe sëmundjeve të lëkurës.
(Visited 851 times, 1 visits today)