A e dini se duhet pasur kujdes për një mori rregullash të rëndësishme për shëndetin tonë, gjatë renditjes së ushqimeve në frigorifer?
– Është me rëndësi që ushqimet në frigorifer të vendosen në mënyrë të përshtatshme! Ushqimet që
prishen më shpejt, duhet të vendosën në raftin më afër akullit; ndërsa ato që qëndrojnë më gjatë duhet vendosur në raftin më të poshtëm.
– Në asnjë mënyrë mos e vendosni mishin e papjekur pranë atij të pjekur. Sepse ekziston mundësia që
mishi i pjekur të kontaminohet me baktere nga mishi i papjekur.
– Frutat e detit duhet të ruhen në enë pa depërtim të ajrit dhe të konsumohen brenda dy ditësh.
– Ushqimet e mbetura duhet të vendosen në enë qelqi.
– Frutat dhe perimet nuk duhen të vendosen me qese në frigorifer. Mos harroni se frutat dhe perimet e mbajtura në qese brenda frigoriferit prishen më shpejt.
– Frutat dhe perimet duhet të ruhen në vende të ndara.
– Në lëvozhgat e vezëve jetojnë baktere të shumta, prandaj vezët duhet të ruhen në kutitë e tyre në raftet e
mesme ose të poshtme të frigoriferit.
– Qumështi duhet të ruhet në raftet e brendshme të frigoriferit dhe jo në derë.
– Ushqimet e ngrira, kur të blihen menjëherë duhet të vendosën në pjesën me ngrirje të thellë dhe kur të konsumohen, shkrihet sasia e nevojshme e ushqimit të ngrirë.
(Visited 541 times, 1 visits today)