Shumicës prej nesh na pëlqen të konsumojmë vezë. Ato mund t’i përgatisni në mënyra të ndryshme dhe ato konsiderohen një ushqim i shëndetshëm, të paktën … derisa të skadojnë.
Por jo të gjitha vezët janë njësoj. Disa prej tyre kanë të kuqe portokalli të errët, ndërsa vezët e tjera kanë të kuqe të verdhë me ngjyra të lehta, çka lidhet direkt me gjendjen shëndetësore të pulës.
E kuqja e vezës e verdhë
Njerëzit thonë se ngjyra dhe forma e të kuqes së vezës mund të ju tregojnë më shumë rreth shëndetit të pulës. Ideja e përgjithshme është se sa më e errët, më kompakte dhe e rrumbullakët është e verdha, aq më e shëndetshme është pula. Mendohet se është provë se kjo pulë jeton e lirë për të kullotur dhe se ajo gjithashtu ka një dietë të pasur dhe të larmishme. Nga ana tjetër, një e verdhë veze me ngjyrë të lehtë tregon një jetë jo të shëndetshme për pulën. Ky informacion për një kohë të gjatë tregonte të vërtetën, por rezulton se nuk është aspak e vërtetë! Por kjo na lë me një pyetje: çfarë shkakton ndryshimin e ngjyrave të verdhave të vezëve dhe çfarë do të thotë?
Ushqimi
E vetmja gjë e vërtetë që dimë tani është që të kuqet e vezëve mund të jenë me ngjyra të ndryshme; mund të ndryshojë nga portokalli i errët në të verdhë të lehta. Por çfarë do të thotë ?! Me sa duket, ajo nuk zbulon asgjë në lidhje me shëndetin ose stilin e jetës së pulës, apo sa i shëndetshme është e kuqja e vezës për ata që e hanë. E tëra lidhet me atë, që pula hëngri përpara se të bënte vezën. Nëse ushqimi që ha pula përmbante shumë kokërra të verdha, e kuqja e vezës do të jetë e verdhë. Sidoqoftë, nëse pula ka pasur një dietë më të ekuilibruar me misër dhe jonxhë, për shembull, e kuqja e vezës do të jetë më e errët. Kjo është për shkak të karotenit të pranishëm në misër dhe bar.
Efektet
E gjithë kjo nuk ka asnjë ndikim në vlerën ushqyese ose shijen e vezës. Të kuqet e vezëve përmbajnë vitamina A, D, E dhe K pavarësisht nga ngjyra dhe të gjitha kanë të njëjtën shije. Për më tepër, ndërsa ne preferojmë të blejmë vezë organike në vend të vezëve të krijuara në mënyrë laboratorike, e vërteta është se kushtet e jetesës së pulës nuk kanë asnjë ndikim në vlerat ushqimore të vezës.
(Visited 145 times, 1 visits today)