Ushqimet që ngadalësojnë plakjen

spot_img

Plakja është një pjesë e jetës dhe nuk mund të shmanget. Gjithsesi, ushqimet që ju konsumoni ndihmojnë që këtë fazë të jetës ta kaloni sa më shëndetshëm.

Vaj ulliri ekstra i virgjër

Vaji i ullirit është një nga yndyrnat më të shëndetshme në botë. Shumë studime të kryera rreth efekteve që ai ka tek shëndeti i organizmit kanë vërtetuar se konsumimi i tij parandalon sëmundjet që lidhen me plakjen. Vaji i ullirit arrin të ulë tensioni e gjakut, eliminon rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, si dhe ndihmon sistemin tretës dhe mund të funksionojë në luftimin e qelizave turmoriale. Përveç këtyre vetive, vaji i ullirit nëse përdoret dhe si një hidratues për lëkurën e bën atë më të shndritshme dhe të shëndetshme. Madje mund ta mbrojë dhe nga ekspozimi i rrezeve të dëmshme të diellit.

Salmoni

Peshqit si salmoni janë të pasur me omega 3, një substancë e cila ndihmon trupin kundër sëmundjeve të zemrës, inflamacionin dhe ulcerës së kolitit. Gjithashtu salmoni ka substanca të cilat ndihmojnë në rininë e lëkurës.

Çokollata e zezë

Antioksidantët që gjenden tek çokollata e zezë janë më të fortë sesa ato që përmbajnë boronicat apo thanat. Studimet vërtetuan që përdorimi i saj arrin të ndihmojë trupin në uljen e presionit të gjakut, rrit sensivitetin e insulinës dhe përmirëson funksionimin e arterieve. Gjithashtu flavonoidëd që gjenden tek çokollata e zezë ruajnë lëkurën nga ekspozimi i diellit, që është një nga faktorët kryesorë të plakjes së lëkurës.

Perimet

Perimet janë të mbushura me substance të shëndetshme dhe nuk kanë shumë kalori. Ato përmbajnë dhe antioksidantë të cilët ulin rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, kataraktit dhe qelizave kanceroze. Disa perime përmbajnë karoteniode si beta karroteni. Këto substanca mbrojnë lëkurën nga radiatimi ndaj diellit dhe radikalët e lirë të cilët ndikojnë tek plakja e lëkurës. Perime gjithashtu përmbajnë vitaminën C, që ndikon tek prodhimi i kolagjenit.

Avokadot

Avokadot janë të pasura me fibër të shëndetshme, dhe shumë vitamina që luajnë rol kyç në shëndetin e organizmit. Për më tepër, avokadot përmbajnë polihidroksilate që ndihmojnë në reduktimin e prekjes nga inflamacioni. Gjithashtu konsumimi i avokados mbron lëkurën nga dielli dhe rregullojnë AND-në e dëmtuar.

Shega

Shega është një nga frutat më të shëndetshme. Antioksidantët që përmbajnë shegët madje janë më të fuqishme sesa ato që ndodhen në çajin jeshil. Shegët ndihmojnë në uljen e inflamacionit, dhe dëmet që shkakton niveli i lartë i gjakut. /Revista Class 

(Visited 118 times, 1 visits today)

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles