TIRANË, 26 Shkurt / ATSH / – Vizitorë të huaj të ardhur nga Çekia dhe Polonia nuk kanë munguar edhe këtë fundjavë të ngjiten në lartësitë e Thethit.
Kjo luginë e rrethuar mes Alpeve bënë kurioz aventurierët edhe këto ditë bore ku çdo gjë rreth saj zbardhon.
Por udhëtimi drejt Thethit mbetet problematic sepse rruga drejt tij është akoma e pa mirëmbajtur dhe trashësia e dëborës është e madhe.
Por,”gjërat e bukura janë ato më të vështirat” kjo shprehje i bie përshtat më së miri Thethit këto ditë.
Nga rangersat e AdZM-së Shkodër, vijnë njoftime se dje, janë nisur për në Theth visitor aventurier të dëborës, që me makina të posaçme kanë arritur ta çajnë borën dhe të mbërrijnë në destinacion.
E ndërsa rruga mbetet e bllokuar dhe zona e izoluar për më shumë se gjysmen e vitit, njërz të apasionuar pas natyrës e zgjedhin herë pas herë ketë bukuri të rrallë të Alpeve tona.
Reshjet e borës vetëm sa ja kanë shtuar adrenalinën vizitës së tyre në këtë aventurë.
Rruga për në Theth përshkon gjithë Dukagjinin, Prekal, Kirë, Shosh, Shalë. /a.g/