Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, shtohen sipërfaqet e gjelbëruara me fidanishte të reja

spot_img

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Tashmë është kthyer në traditë shtimi i sipërfaqeve të pyllëzuara me pemë të reja në zonat e mbrojtura kombëtare të vendit tonë, që janë një pasuri me vlerë të çmuar jo vetëm për habitatin natyror, por edhe për zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë së vendit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte i pranishëm në Divjakë, ku bashkë me maturantët e Shkollës së Mesme të Bashkuar Cerm-Shkumbin, ndërmorën aksionin për mbjelljen e fidanëve të rinj në një sipërfaqe në zonën e plazhit pranë Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Në një prononcim për mediet, Klosi tha se “është bërë traditë tashmë që Agjencia e Zonave të Mbrojtura kudo në Shqipëri, po sidomos Administratat e Zonave të Mbrojtura në zonat liganore së bashku me nxënësit e shkollave, dhe konkretisht sot ne jemi me nxënësit e shkollave të mesme të Bashkisë Divjakë, për mbjelljen e pemëve të reja në një numër të konsiderueshëm”.

“Këtu jemi në një park të ri, i cili po krijohet në vite nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura Divjakë dhe po krijojnë një sipërfaqe të re të pyllëzuar. Padyshim në sy të lirë duken si pemë të reja që kanë vetëm dy tre vjet që po realizohen, por në harkun kohor të 5-6 viteve kjo zonë do të jetë si zona e parë e pishave duke krijuar një mbrojtje shumë të mirë për të gjithë zonën e mëtejshme”, – tha Klosi.

Sipas tij, është në fakt një thirrje e vazhdueshme për të shtuar sipërfaqet e gjelbëra, për të shtuar sipërfaqet e pyllëzuara në vendin tonë, pasi dhe vetë koha, vetë ndryshimet klimatike, sidomos periudha në të cilën jetojmë në kuadër të pandemisë, na dëshmon se sa shumë punë duhet të bëjmë për mjedisin.

“Do të doja shumë të përgëzoja angazhimin maksimal që kanë të rinjtë e shkollave të mesme të bashkisë së Divjakës, të cilët gjithmonë i gjen në krahë të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe jo vetëm në procesin e mbjelljeve, por në të gjitha proceset që kanë të bëjnë me mbrojtjen e kësaj pasuritë madhe kombëtare”, u shpreh Klosi.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles