TIRANË, 11 Shkurt/ATSH/.- Një destinacion perfekt mesdhetar për këtë vit, me një natyrë të bukur ku mund të ecni në Alpet shqiptare në një lartësi prej më shumë se 2000 metra dhe të notoni në ujërat e thella dhe të kristaltë të bregut të Shqipërisë.
Kështu thuhet në një shkrim të botuar në revistën e udhëtimit të Klubit gjerman të automobilave “ADAC Motorwelt”, me titull “Trendet e destinacioneve për 2018: Këshilla për planifikimin e pushimeve tuaja”, e cila i sugjeron lexuesve të saj Shqipërinë si një destinacion perfekt për 2018.
“Ecje dhe ngjitje. Edhe këtu mund të luajë fantazia: Malet e Larta në verilindje të Shqipërisë me formacionet e tyre shkëmbore të lënë pa frymë, liqenet akullnajore në ngjyrën e naftës dhe luginat duken si një peizazh përrallash. Prandaj, janë ende një sugjerim i privilegjuar për ekskursione më të shkurtra ose më të gjera”, theksohet në shkrim.
“Por vendi i vogël në Gadishullin Ballkanik gjithashtu është një destinacion për plazh gjatë verës, mbi të gjitha për familjet që janë të mbipopulluara me destinacionet klasike të Mesdheut: Në Rivierën Shqiptare, përgjatë një distance prej më shumë se 100 kilometra mes qyteteve portuale të Sarandës dhe Vlorës në Detin Jon nuk ka komplekse të mëdha hoteli, por bujtina dhe hostele të përballueshme. Rrjedhimisht, ajo është e njohur për plazhet përrallore, të tilla si i ai i njohuri me emrin Ksamil”, shkruhet në revistën e udhëtimit të Klubit gjerman të automobilave “ADAC Motorwelt”.
Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria vazhdon të tërheqë vëmendjen dhe kureshtjen e shumë turistëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror./k.s/ /a.g/