VIDEO/ Cana sërish kapiten për promovimin e Shqipërisë turistike
VIDEO/ Cana sërish kapiten për promovimin e Shqipërisë turistikehttps://www.ata.gov.al/video-cana-serish-kapiten-per-promovimin-e-shqiperise-turistike/Bashkë me AKT-në jemi një skuadër, thotë Cana, dhe po punojmë për të treguar bukuritë e natyrës shqiptare, trashëgiminë kulturore, gjuhën e më tej. “Kjo është detyra e secilit prej nesh”, deklaron ish kapiteni Cana.Në një prononcim për ATSH-në, Cana thotë se është detyrë e secilit shqiptar të promovojë vendin.
Publié par Agjencia Telegrafike Shqiptare sur samedi 10 février 2018
TIRANE, 11 Shkurt/ATSH/- Ish kapiteni Lorik Cana, nën drejtimin e të cilit kombëtarja shqiptare u kualifikua për herë të parë në kampionatin europian të futbollit në vitin 2016, i është bashkuar zyrtarisht edhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit, për të promovuar Shqipërinë turistike.
Në një prononcim për ATSH-në, Cana thotë se është detyrë e secilit shqiptar të promovojë vendin.
Çdo arritje në sport apo art, thotë ai, i shërben promovimit të Shqipërisë, por tani shton Cana, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit do të punojmë për një prezantim më të gjerë vendit.
“Tashmë Shqipëria po njihet gjithnjë e më shumë. Ka ende shumë njerëz jo vetëm në kontinente të tjera, por edhe në Europë që nuk e dinë ende ku ndodhet Shqipëria, nuk e dinë që ndodheni ne qendër të Europës, çfarë ofron qoftë në fushën e kulturës, të trashëgimisë, të turizmit, si në turizmin e verës apo të dimrit, pak njohin Alpet shqiptare. Arritjet sportive dhe ato në art padyshim i ngrenë ‘zërin’ Shqipërisë dhe e vendosin atë në hartën e botës”, shprehet ai.
Bashkë me AKT-në jemi një skuadër, thotë Cana, dhe po punojmë për të treguar bukuritë e natyrës shqiptare, trashëgiminë kulturore, gjuhën e më tej. “Kjo është detyra e secilit prej nesh”, deklaron ish kapiteni Cana.
/a.gjonaj/ /a.g/