Konsumimi i ushqimeve në orët e vona të natës ndikon drejtpërdrejtë në shtimin në peshë. Megjithatë ndonjëherë e kemi shumë të vështirë t’i rezistojmë tundimit për të konsumuar diçka që na shijon. Më poshtë do të gjeni një listë më 5 ushqimet e dëmshme.
- Patatet e skuqura dhe patatinat
Patatet e skuqura dhe patatinat përmbajnë shumë yndyrë, e cila do t’ju shkaktojë probleme të shumta me tretjen dhe refluks të stomakut.
- Akullore
Edhe akulloret kanë në përmbajtje të tyre yndyrë, e cila ndikon në mos tretje dhe aciditet në stomak.
- Pica
Tregohuni të kujdesshëm përpara se të porosisni një picë, sepse duhet të kujtoni që kanë yndyrë dhe ndikon direkt në shtimin në peshë.
- Drithëra
Një tas më drithëra në darkë duket ushqim shumë i shëndetshëm, por në fakt ato përmbajnë shumë sheqer, që do ndikojë menjëherë në nivelin e glukozës dhe në gjumë.
- Çokollata
Çokollatat përmbajnë kafeinë dhe mund t’ju lënë gjithë natën zgjuar.