Kush ka problem me memorjen apo do të parandalojë sëmundje të vështira duket të povojë të konsumojë shafran. Konsumimi i përditshëm i vetëm një grami shafran mund të ndikojë në përmirësimin e memories afatshkurtër.
Ky është rezultati i dalë një studim i publikuar në revistën ‘Asia Pacific Journal of Clinical Nutrition’. Ky puhur ka vlera të mëdha kuruese dhe përdoret shpesh në kuzhinën tradicionale aziatike.
Në studimin e kryer morën pjesë persona mbi moshën 60-vjeçare që kishin shfaqur probleme me kujtesën si pasojë e diabetit.
Pas një diete që përfshinte 1 gram shafran, shkencëtarët zbuluan se pluhuri “çudibërës” u kishte përmirësuar ndjeshëm kujtesën pacientëve që morën pjesë në eksperiment.
Sipas një studimi të vitit 2009, ky përbërës shkakton ndryshime në tru dhe largon disa prej efekteve që shkakton sëmundja e Alzheimerit. Shafrani njihet për vetitë mjekësore dhe shëruese që ka, pasi është i mbushur me antioksidues dhe ofron veti shumë të fuqishme antipezmatuese.