Herë pas here trupi jonë ka nevojë për detoksikim në mënyrë që t’i rikthehet funksionit në mënyrë optimale dhe ta përmirësojë mënyrën se si funksionojnë organet e trupit.
Kjo, sipas ekspertëve, mund të arrihet përmes “pastrimeve” natyrale, transmeton.
Këto pastrime trupore përfshijnë largimin e substancave toksike nga trupi.
Ekspertët gjithashtu kanë treguar se cilat ushqime janë prej pastruesve më të mirë të trupit të cilat mund t’i konsumoni.
Limonët
Limonët e detoksikojnë trupin dhe e forcojnë sistemin e imunitetit sepse janë të mbushura me vitaminë C dhe antioksidues tjerë. Ato e përmirësojnë funksionin e mëlçisë, por edhe procesin e tretjes.
Majdanozi
Antioksiduesit, përbërësit antipezmatues dhe flavanoidet që i përmban majdanozi, ndikojnë që ky produkt t’i pastrojë veshkat, mëlçinë dhe traktin gastrointestinal.
Domatet
Domatet janë të pasura me vitaminë C dhe nutrientë tjerë. Ato e përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe kanë sasi të lartë të licopenit, i cili i parandalon dëmet nga rrezatimet e lira.
Qepa
Qepët e detoksikojnë sistemin, i trajtojnë problemet me tretje, astma, etj.
Mollët
Këto janë të pasura me fibra, kështu që ndihmojnë në sistem të tretjes, ju bëjnë të ndiheni më të ngopur, e pastrojnë gjakun, e rregullojnë kolesterolin dhe e përmirësojnë shëndetin psikologjik./info.al