E pasur me kalcium, magnez, potas, fluor, hekur, fosfor, vitamina A, B1, B2, B6, C dhe E,acid acetik, pektinë, beta-karoten etj, pa diskutim ky produkt është një depo vlerash ushqyese.
Uthulla e mollës është një eleksir i vërtetë për shëndetin e njeriut. Studimet e ndryshme kanë provuar që konsumimi i një luge çaji me uthull mollë ndikon drejtpërdrejt në organizmin tonë.
Ndihmon të humbisni peshë: Siç dihet gjatë gjumit realizohet një proces shumë kompleks siç është filtrimi dhe eleminimi i toksinave nga trupi i njeriut. Uthulla e mollës jo vetëm që e përshpejton atë, por nxit metabolizmin të djegë sa më shumë kalori. Ajo ka fuqinë të shpërbëjë brumërat, kurse antioksidanti i saj kryesor, pektina, i jep trurit dhe trupit ndjesinë e ngopjes.
Ul nivelin e lartë të sheqerit në gjak: Uthulla e mollës nxit prodhimin e insulinës në gjak dhe shpërbën karbohidratet toksike që qarkullojnë në organizëm dhe që çojnë në shfaqjen e diabetit.
Largon erën e keqe të gojës: Era e keqe e gojës në gjuhën mjekësore njihet me emrin halitosis dhe mund të vijë si rezultat i një sërë faktorësh, përfshirë këtu dietën, ilaçet që përdorni, higjienën orale, intolerancën ndaj laktozës, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve etj. Uthulla e mollës vret bakteret dhe i jep një ndjesi freskie gojës suaj.
Lehtëson dhimbjet e fytit:Bakteret përgjegjëse për dhimbjet e fytit nuk mund të lulëzojnë në mjedisin që krijon uthulla e mollës. Përveç kësaj, uthulla ka veti natyrore anti-bakteriale.
Qetëson dhimbjet e stomakut nga aciditeti i lartë Me shumë mundësi mungesa e kaliumit përkthehet në dhimbje barku. Uthulla e molles do të rivendosë ekuilibrin nëse përzieni 2 lugë lugë uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë dhe ta pini përpara se të shtriheni.