Konsumimi i kafes ka disa benefite për trupin e njeriut, të cilat mund të përfitohen nga pirja e një ose dy filxhanëve në ditë. Kalimi i kësaj sasie nuk është e këshillueshme për trupin, pasi mund të kemi edhe efekte anësore. Por këtë shkrim ju sjellim disa nga arsyet pozitive se përse duhet pirë kafe, por pa e ekzagjeruar.
1-Ndihmon në reduktimin e dhimbjeve të muskujve pas ushtrimeve fizike që mund të keni kryer.
2-Mësohet se një filxhan kafe përmban 1.8 gram fibra të nevojshme për organizmin tuaj.
3-Përmes konsumit të një ose dy filxhanëve kafe mund të mbrojmë mëlçinë nga sëmundje si ‘Cirroza’(stadi i fundit i sëmundjeve të mëlçisë).
4-Çon në reduktimin e rrezikut për t’u prekur nga diabeti.
5-Ul rrezikun për t’u prekur nga sëmundja e ‘Alzaimerit’ (sëmundja e harresës).
6- Ndihmon në luftën kundër depresionit.
7-Ndihmon për t’u mbrojtur nga sëmundja e “Parkinsonit”.