Yshmer

spot_img

Ingredients

For 6 Person(s)

Perberesit per petet

  • 1 kg miell
  • 1 filxhan kafeje vaj ulliri
  • pak kripe
  • pak niseshte
  • 600 ml uje i vaket

Perberesit per mbushjen

  • 2 l qumesht
  • 200 gr gjalpe
  • 6 veze
  • 250 gr sheqer

Yshmer Directions

  1. Si fillim përgatisim petët. Duhet ti përgatisim një ditë më parë, kështu që thahen më mirë.
  2. Hedhim miellin në banak dhe e përziejmë me vaj,pak kripë e shtojmë ujin e vakët. Zëmë brumin si për byrek.
  3. Nëse e shohim që brumi ka nevojë akoma për ujë mund ti shtojmë akoma ose anasjelltas, derisa të shohim që masa të jetë e njëtrajtshme. Brumi duhet të jetë elastik. Vendosim brumin në një enë qelqi ku e mbulojmë me një pecetë të pastër.
  4. E lemë të pushojë përreth 20 minuta.Më pas e ndajmë brumin në toptha të vegjël, rreth 15. Hapim një e nga një petët duke u ndihmuar nga pak niseshte që të mos ngjiten. 
  5. I thajmë petët një e nga një në fundin e një tepsise në furrë të nxehtë 250°C. Pastaj i heqim dhe i lemë të ftohen.
  6. Në një enë qelqi të madhe hedhim vezët dhe sheqerin. I rrahim mirë. Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë e të ftohtë.
  7. E trazojmë mirë. Më pas shtojmë edhe qumështin e ftohtë. I përziejmë mirë. Më pas në enë shtojmë edhe petët e copëtuara. I trazojmë bashkë.
  8. Pastaj në një tepsi të lyer me gjalpë hedhim masën e përgatitur. Vendosim tepsinë me yshmer të piqet në furrë të nxehtë 220°C përreth 40 minuta.
  9. Duhet ta shohim që sipër duhet të jetë e kuqe. Më pas fikim furrën dhe lemë akoma yshmerin në furrë të kullojë.
  10. Pastaj e nxjerrim tepsinë nga furra, e lemë të ftohet. Presim yshmerin në copa dhe e shërbejmë.
  11. Ju bëftë mirë!

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles