Ingredients
For 4 Person(s)
Qofte me mish
- 500 gr mish i grire
- 1 qepe
- 1 gote uji oriz te zier
- 1 veze
- 2 luge miell misri ose galete
- krip
- piper i kuq dhe i zi
Per salcen
- 250 ml ajke kosi
- 3 veze
- 150 gr djathe i forte
Qofte me mish ne tave Directions
-
Fillimisht ziejmë orizin në ujë ku kemi hedhur më parë kripë dhe e lejmë më pas të ftohet. Qepën e skuqim dhe e përziejmë me mishin e grirë, hudhrën, orizin e zier. Përziejmë mirë dhe me dorë formojmë toptha. Deri sa t`i formojmë topthat , në tiganin të cilin e kemi vënë në zjarr hedhim 2 litra ujë që të vlojnë.
-
Pasi të vlojë uji i shtojmë topthat ne ujin që vlon dhe i ziejmë rreth 10-15 minuta. Më pas i heqim nga uji. I radhitim në një tavë dhe sipër i hedhim përzierjen prej ajke, vezëve dhe djathit. I pjekim në furrë rreth 20 minuta në temperaturë 220 grade .
Ju befte mire !