Ingredients
For 6 Person(s)
Pershesh
- 1 kg kulac me miell gruri
- 500 gr qepe
- disa te brendshmet e gjelit te detit (melcia,plendesi,qafa)
- pak kripe
- pak nenexhik i fresket e pak i thate
- pak vaj ulliri
Përshesh me kulaç gruri Directions
-
Si fillim vendosim të ziejë mishi në një tenxhere me ujë. I hedhim më pas pak kripë.
-
Ndërkohë përgatisim qepët. I qërojmë, i lajmë e i grijmë në copa të vogla. I hedhim në një tigan me vaj ulliri. I vendosim në zjarr e fillojmë ti kavërdisim. Shtojmë pas pak edhe copat e plëndësit. I kavërdisim mirë së bashku. Qepa duhet të bëhet në ngjyrë të verdhë. Më pas i hedhim në tenxheren ku ziejmë mishin e i mbulojmë me kapak. I lemë në këtë mënyrë të ziejë përreth 40 minuta. Shtojmë më pas edhe nenexhikun.
-
Bëjmë kulaçin në copa të vogla. I hedhim në një tenxhere. Marrim lëngun e përgatitur dhe të nxehtë e hedhim mbi copat e kulaçit. Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë në këtë mënyrë derisa të jenë zbutur copat e kulaçit.
-
E hedhim përsheshin në pjatancë dhe e shërbejmë të ngrohtë të shoqëruar me mish gjel deti.
-
Ju bëftë mirë !