Ingredients
For 4 Person(s)
Mish derri me molle
- 1 kg mish derri
- 1 qepe e vogel
- 4 kokrra molle
- 1 dege rozmarine
- pak piper
- pak kripe
- 5 luge gjelle vaj ulliri
- 100 ml vere e bardhe
Mish derri me molle Directions
-
Marrim mishin e derrit (duhet të jetë një copë e tuli e plotë), dhe e vendosim në një tenxhere presioni ku kemi hedhur vaj ulliri. E skuqim mirë nga të dyja anët. Më pas shtojmë dhe qepën e grirë hollë. E kavërdisim pak dhe pastaj e shuajmë me verë. E lemë me zjarr të fortë derisa të avullojë alkooli. Më pas shtojmë mollët e prera në copa të vogla.
-
Hedhim kripë, piper dhe rozmarinën e grirë hollë.
-
I trazojmë mirë e më pas shtojmë rreth 300 ml ujë ose brodo. Mbyllim tenxheren e presionit me kapak dhe e lemë të ziejë me zjarr të ngadaltë. Pas 30 minutash heqim tenxheren nga zjarri, ( nëse nuk keni tenxhere presioni, mund ta gatuani edhe në tenxhere normale, por duhet të keni parasysh se koha e pjekjes së mishit do të jetë rreth 1 orë).
-
E lemë të ftohet pak, pastaj nxjerrim mishin dhe e presim në fileta. Mollët që janë në tenxhere i shtypim me lugë ose i grijmë me grirësin elektrik.
-
Vendosim mishin në pjatë dhe sipër i hedhim purenë e mollës. Servirim pjatën e ngrohtë.
-
Ju bëftë mirë!