Kulac me salsice

spot_img

Ingredients

For 6 Person(s)

Kulac

  • 500 gr miell
  • 300 gr salsice te fresketa
  • 100 gr djathe kackavalle
  • 100 gr vaj ulliri
  • 5 gr kripe

Kulac me salsice Directions

  1. Hedhim miellin në tavolinën e punës dhe hapim një gropëz. Hedhim në të pak kripë, 70 ml vaj ulliri dhe shtojmë ngadalë ngadalë rreth një gotë e gjysmë ujë të vakët (rreth 250 ml ujë).
  2. Zëmë brumin mirë derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar dhe të arrijmë një masë homogjene. Brumin e zënë e vebdosim në një enë qelqi, e mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lemë të qetësohet përreth 2 orë në një vend ku të mos ketë korrent ere.
  3. Ndërkohë presim salsiçet në copa. I hedhim në një enë ku shtojmë pak vaj ulliri, djathin kaçkavall në copa. I trazojmë mirë bashkë. Pasi kanë kaluar 2 orë, ndajmë brumin në dy pjesë. Hapim një pjesë të brumit në petë dhe e shtrojmë në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. Hedhim sipër përbërjen me salsiçen, duke e hapur mirë në gjithë petën.
  4. Vendosim sipër petën tjetër dhe mbyllim mirë anët. Hedhim sipër pak kripë dhe vaj ulliri. Me anë të një piruni shpojmë mirë gjithë sipërfaqen e kulaçit, në këtë mënyrë del i gjithë ajri i krijuar brenda. Kështu del lagështira e krijuar dhe piqet më mirë.
  5. Vendosim tavën në furrë të nxehtë 180*C dhe e pjekim derisa të shohim që sipër kulaçi ka marrë një ngjyrë të bukur të artë. Pasi është pjekur e lemë të ftohet kulaçin e më pas e presim në copa.
  6. Shërbejmë kulaçin me salsiçe të ngrohtë.
  7. Ju bëftë mirë!

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles