Gjel deti i pjekur për Vitin e Ri

spot_img

Përbërësit

PËR 8 PERSONA NEVOJITEN

4kg Gjel deti

125gr gjalpë

1 limon

1 thelbë hudhër

3 qepë

vaj ulliri

kripë

Hapat

Nxeheni furrën në 180 gradë C. Thajeni gjithë gjelin e detit me peceta ose letra kuzhine

Përzieni mirë gjalpin e zbutur me hudhrën e shtypur e lëkurën e grirë të limonit, derisa të formohet një masë. Me këtë masë lyeni gjithë pjesën nën lëkurë të gjelit të detit, duke e ngritur lëkurën mbi pjesën e mishit dhe duke e ngjeshur me dorën nën të masën e gjalpit

Përsëri me dorë shpërhapeni mirë, derisa të keni arritur të lyeni mirë pjesët e gjoksit duke filluar nga qafa dhe më pas pjesën e kurrizit e kofshëve

Ndajeni më katërsh limonin dhe furini këto copa brenda tij (trupit të gjelit të detit)

Lyejeni gjithë sipërfaqen e lëkurës së tij me vaj ulliri e kripë

Vendosini gjysmat e qepëve në një tavë pjekje e mbi të vendosni gjelin e detit e mbulojeni të gjithin (bashkë me ravën) me një letër pjekje ose letër alumin i, duke i dhënë kështu mbulimit pamjen e një tende

Lëreni gjelin e deti të gatuhet për larë e 40 minuta, ose për çdo gjel a pulë deti tjetër do të përllogaritni 25 minuta kohë pjekje për çdo kg peshë

Nxirreni gjelin e detit nga furra, rriteni temperaturën e furrës në 220 gradë e, hiqeni letrën e aluminit dhe lëreni gjelin të piqet edhe për 30 minuta, sa të marrë ngjyrë. Për të qenë të sigurt nëse mishi është pjekur, shpojeni diku me një shkop dhëmbësh dhe nëse lëngjet që dalin prej aty janë të qarta, atëherë mishi është pjekur

Lëreni gjelin e pjekur të detit të rrijë jashtë furre edhe për 30 minuta – l orë e më pas shërbejeni

Kullojeni lëngun në tavë për të përgatitur lëngun e mishit si dhe qepët hiqini mënjanë

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles